MIRESEVINI NE SARANDE
Only good things can come from
combining luxury and passion.
Call us now to book a vacation of a lifetime:
1800-000-0000
![]() images.jpg | ![]() images (5).jpg | ![]() images (4).jpg |
|---|
VENDET PER TU VIZITUAR
SARANDA
Shtrihet në jug të vendit tonë, në gjirin e detit Jon dhe plazhet që të ofrohen janë të shumtë.
Më i afërti është ai pranë shëtitores së qytetit, ndërkohë mjaft tërheqës është plazhi i Manastirit, i cili mori këtë emër për shkak se në kodrën sipër tij gjendet një Manastir.
Mjaft i njohur është plazhi i Pasqyrave, i cili sipas banorëve e ka marrë këtë emër nga peshkatarët e zonës. Këtu, ngjyra e kaltër pranë bregut, pasohet menjëherë me blunë e thellë.
Plazhet kurdoherë janë të mbushura nga pushuesit, që përveç banjove të diellit apo shëtitjeve me barkë, zgjedhin të freskohen apo drekojnë në baret dhe restorantet e shumta që gjenden aty pranë.
Nëse dëshironi të shkëputeni pak nga qyteti, atëherë mundësia është spostimi drejt plazheve të Ksamilit, rreth 20 kilometra larg.
Edhe këtu plazhet janë të shumta, ashtu sikurse edhe ishujt. Gjiri i Kakomesë është një tjetër mundësi për të shijuar në maksimum ujrat e kaltra të Detit Jon
Përpos plazheve të Sarandës dhe Ksamilit, ka edhe pika të tjera turistike për të vizituar. Njëra prej tyre: Kalaja e Lekursit. Ajo gjendet në majën e një kodre të lartë në Sarandë, nga ku mund të shihet qyteti, Ksamili dhe një pjesë e ishujve të tij.
Për të prekur gjurmët e historisë së lashtë dhe monumenteve arkeologjike, duhet vizituar Butrinti.
Sipas arkeologëve, monumentet këtu përfaqësojnë rreth 2000 vjet histori, nga tempujt helenë të shekullit të IV para Krishtit, deri ne fortifikime mbrojtese otomane të fillimit të shekullit të XIX.
Për të kompletuar vizitën arkelologjike nuk duhet lënë pa vizituar qyteti antik i Finiqit si dhe manastiri i Mesopotamisë.
Për shëtitje në natyrë, në mes të gjelbërimit gjendet “Syri i kaltër”. Uji del nga thellësitë e nëntokës, duke i dhënë burimit ngjyrën e kaltër, në formën e një syri, prej të cilit merr edhe emrin. Temperatura e ujit është shumë e ulët, por kjo nuk pengon ndonjë turist të zhytet në ujë për pak sekonda.
Për ata që dëshirojnë të zbaviten gjatë natës, në Sarandë ka disa alternativa: pub-e me koncerte live dhe diskoteka. Cocktail pijesh, por edhe gjinish muzikore dhe spektaklesh.
Falë klimës së saj të butë, ia vlen të vizitohet Saranda dhe Shqipëria e Jugut, hotelet mund të prenotohen në çdo periudhë të vitit.
Periudha shumë të këshillueshme janë pranvera dhe vjeshta, për ata që duan të bëjnë ekskursione, ndërsa për ata që duan detin, periudha ideale është nga fundi i majit deri në fund të shtatorit.




Butrinti u shpall qytet muze në qershor 1961.Butrinti është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO që nga viti 1992.




Title. Dou
Syri i Kaltër është një vënd turistik shumë i bukur që ndodhet në fshatin Muzinë të Rrethit e Delvinës, pranë rrugës nacionale Delvinë - Gjirokastër. Është një pikë shumë piktoreske ku nga një burim i kaltër me origjinë karstike nga Mali i Gjerë del një ujë i kristaltë. Nga thellesia e burimit uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e djellit. Eshtė burimi mė i madh dhe mė interesant ndėr 18 burimet qė shpėrthejnė rrėzė malit tė gjerė. Eshtė shpallur monument natyre. Forma e tij ėshtė ovale e ngjashme me formėn e njė syri, shpėrthen nga toka i errėt nė mes dhe i kaltėr anash. Thellėsia e tij ėshtė tepėr e madhe arrin drei nė 45 m thellėsi. Ndodhet pėrballė fshatit Krongj, 45 m nėn nivelin e luginės sė Drinos dhe ėshtė shkarkim kryesor i malit tė gjerė. Eshtė burim me ujėra tė freskėta dhe tė ėmbla i rrethuar me bimėsi tė dendur dhe me gjelbėrim tė pėrhershėm.
Burimi i lumit të Bistricës, që përshkon një pjesë të jugut të Shqipërisë, i shëmbëllen vërtet një syri të madh rrumbullak me diametër afro dhjetë metra. Bebja e syrit, një gropë e thellë pus, nga ku uji ngjitet lart si në një kazan që sapo ka filluar të vlojë ka një ngjyrë blu në të zezë. Ajo vjen e rrethohet pastaj nga pjesa e kaltërt e syrit që bëhet e tillë ngaqë thellësia e burimit aty është më e pakët.
Sipas legjendës në ato zona sundonte një kuçeder, nje krijesë madheshtore që rrëmbente vajzat, ndalte ujin dhe ua kishte bërë tejet të vështirë jetën banorëve. Derisa më në fund e vranë dhe, kur e vranë, nga syri i dragoit buroi ky ujë i kulluar që vazhdon të rrjedhë teposhtë në formën e lumit të Bistricës duke ushqyer atypari një bimësi të rrallë për nga dendësia e forca dhe duke dhënë më tej dritën që ndriçon qytetet dhe fshatrat e Jugut.
Legjenda e Syrit të Kaltër
Një dragua që ndal ujin dhe rrëmben vajzat është i urryer, kurse fakti që syri i këtij dragoi të vrarë shndërrohet në burim jete sikur të çorienton emocionalisht duke shkrirë në një të vetme të mirën dhe të keqen. Megjithatë, kuptimi i kësaj legjende, si i shumë të tjerave të ngjashme me dragua, është i qartë. Ajo simbolizon përpjekjen e njeriut për të mposhtur të keqen, apo forcat e verbëra të natyrës dhe për t’i hapur rrugën jetës; por edhe varësinë e tij prej natyrës. Ne nisi parendo vincitor (nuk mund ta nënshtrosh veçse duke iu nënshtruar) thotë Bekoni për natyrën.
Syri i Kaltërt me gjithcka përreth tij është tamam një tempull natyror që i kushtohet misterit të jetës, luftës së njeriut për të mposhtur natyrën dhe njëherësh pandashmërinë e tij prej saj. Një tempull ku në vend të kolonave prej guri, rreth altarit (syrit), ngrihen rrepët e lartë qindravjeçare që e marrin fuqinë nga uji. Gjithcka aty përreth të imponohet me forcën e asaj që shpesh e quajmë “e shenjta” e cila herë shfaqet me magjinë e saj, herë me misterin dhe frikën që të ngjall, herë me respektin dhe madhështinë, por gjithmonë me forcën për të të përbashkuar me të tjerët.


